Dezinfektim e deratizim
Deratizime
Kompania BRIO GROUP ofron shërbimin e deratizimit përmes përdorimit të një game të gjerë produktesh rodenticide për kurthe si dhe distributorë të automatizuar karremesh të ngurtë.
E pajisur me teknologjinë më të përparuar ofron trajtime të shpejta e të sigurta në gjendje të eleminojnë me efikasitet kafshë infektuese të dëmshme dhe antihigjenike.
Një infektim minjsh është një problem i zgjidhshëm, me kushtin që ai të luftohet përmes një metode të përshtatshme e me profesionalitet: nga një trajtim i kryer keq arrijnë të mbijetojnë minj të veçuar të cilët mund të ripopullojnë zonën me ritme të habitshme. Për më tej, nevoja e deratizimit bëhet urgjente për faktin se këto kafshë janë përherë bartëse si të parazitëve ashtu edhe të sëmundjeve të rënda – dhe, për pasojë, ato mund të infektojnë mallrat, sidomos prodhimet agroushqimore – si dhe, sidoqoftë, janë të dëmshme pasi gërryejnë dhe shkatërrojnë kabllo e struktura qoftë edhe mjaft të trasha. Për këtë arsye, ndërhyet në disa drejtime: pas kryerjes së një mbikqyrjeje të ambjentit për të përcaktuar zonat më kritike, ku të ndërhyhet me vendosjen e barrierave fizike, vazhdohet me përdorimin e kurtheve dhe lëshuesve të karremit, tërheqës, ku karremi helmon kafshët të cilat ushqehen me të.
Dezinfektime ambjenteshi
BRIO GROUP, falë aftësisë dhe eksperiencës së grupeve të specialistëve, të pajisur me mjetet më moderne, është në gjendje të kryejë qoftë edhe operacionet më delikate të desinfektimit në dobi të mjedisit natyror, përmes përdorimit të produkteve në rrespektim të ambjentit e të padëmshme për njeriun e duke u ndihmuar nga mbështetja e personelit teknik tepër të kualifikuar i cili, pas këqyrjes së vendeve për të vlerësuar nivelin e infektimit, kryen ndërhyrje në ambjente të hapura ose në zona të rrethuara si depo, magazina, zyra dhe qendra tregtare.
Ndërhyrje në çdo lloj ambjenti për të reduktuar dhe eleminuar praninë e mikroorganizmave.
Dezinfektimi përmbledh ato masa të ndërmarra për të reduktuar numrin e mikroorganizmave (baktere, viruse, kërpudha, myqe, protozoidë) me të paktën njëqind mijë herë, përmes asgjësimit, inaktivizimit ose sistemit të ngritjes nga toka, për të bërë të mundur që ambjenti i trajtuar të mos ketë më ndonjë lloj burim infeksioni. Ambjentet e brendshme dhe objektet me një nivel më të lartë lagështie (tualete, guzhina, water, lavamanë, peshqirë ose lecka guzhine) zakonisht janë të infektuar me bakterie dhe mikrobe të tjera me të cilat jetojmë në kontakt të përditshëm.
Sidoqoftë, sistemi ynë imunitar është në gjendje të na mbrojë kënaqshëm prej tyre. Për rrjedhojë, objektivi më real që duhet ndjekur është thjesht një nivel higjenik i mjaftueshëm, që arrihet duke eleminuar depozitimet e mikrobeve.
Në këto raste, mund të reduktohet ngarkesa e mikrobeve nëpër dysheme, nëpër tualete si dhe nëpër orendi duke ofruar një zgjidhje me produkte dezinfektuese specifike (hipoklorit sode, kripëra kuaternare të amoniakut, substanca enzimatike).
Dezinfektimet e ambjenteve bëhen të domosdoshme pas heqjes së trupave pa jetë të minjve, të pëllumbave, apo të kafshëve të tjera, pas infektimit të ambjentit nga insekte, si dhe pas bonifikimit të zonave të ndjeshme për mbajtje materiali organik.
Është i rëndësishëm, gjithashtu, asgjësimi i bakterieve dhe dezinfektimi i tubacioneve të ajrimit apo i sistemeve hidraulike për të mënjanuar rrezikun e legjonelës (pneumoni bakteriale atipike e shkaktuar nga Legionella pneumophila), problem ky që po haset mjaft shpesh në Itali.