Logjistikë
ADMINISTRIMI I SHËRBIMEVE LOGJISTIKE
Logjistika përmbledh tërësinë e operacioneve të orientuara drejt perfeksionimit të fluksit fizik të materialeve dhe atij të informacioneve të lidhura me to, që lind për efekt të aktivitetit të biznesit. BRIO GROUP është në gjendje të administrojë më së miri fazat e ndryshme të aktivitetit duke i vënë vetes si objektiv tejkalimin e pritshmërive të Klientit.
BRIO GROUP ofron një gamë të gjerë shërbimesh taylor made, të realizuara bazuar në nevojat specifike të Klientit, përmes të cilave përfitohen një sërë avantazhesh konkrete përgjatë gjithë supply-chain.
Aktivitetet logjistike të ndërmarra në fillim të procesit prodhues (inbound ose edhe upstream logistics) lidhen me administrimin e furnizimeve të materialeve.
Aktivitetet logjistike të ndërmarra në përfundim të procesit prodhues (të quajtura edhe aktivitete outbound ose downstream logistics) lidhen me administrimin e flukseve të ruajtjes dhe shpërndarjes së produkteve të përfunduara.
BRIO GROUP ofrohet si operator i specializuar në sektorin e shërbimeve logjistike INBOUND e OUTBOUND
Logjistikë INBOUND
AKTIVITETE OPERATIVE:
- Zgjerim i sistemit informatik
- Zgjidhje multi-Klient
- Pritje
- Pranim dhe kontroll cilësie
- Sistemime rendore
- Përcaktim lidhjeje me linja prodhimi
- Planifikim dhe mbikqyrje e transporteve Administrim fluksesh Aplikim i sistemit të cilësisë mbi flukset e supply-chain Administrim i qendrave të përforcimit, të platformave logjistike si dhe të qendrave të shpërndarjes
Logjistikë OUTBOUND
AKTIVITETE OPERATIVE:
Pritje:
- pranim dhe kontroll cilësie
- administrim barcode-sh dhe përdorim radio-frekuence
- administrim CKD
Para-ruajtje/ Izolim:
- izolim dhe mbrojtje e produktit me blister, skin pack, plasmas gjysëm rezistent ndaj zjarrit, kuti, plasmas në forme rruli
- pack to order
- procedurë by pass e magazinës
Ruajtje:
- mënyra ruajtjeje të diferencuara
- magazinim materialesh të rrezikshme
- administrim i pozicionit të sistemimeve
Marrje/ Amballazhim:
- picking në sasi të mëdha/pick-pack/rendor
- picking sipas FiFo dhe LiFo
Dërgim
Administrim dërgesash të kthyera mbrapsht
Administrim materiali për amballazh
Administrim fornitorësh
Administrim i furnizimeve
Stock Inventory management
Mbikqyrje KPI fornitorësh
Shërbime logjistike profesionale
BRIO GROUP ofrohet ndaj kompanive të cilave u jane besuar shërbimet logjistike dhënë në outsoursing, që shpesh janë kompani të specializuara.
BRIO GROUP e konsideron logjistikën si core business të saj dhe për rrjedhojë është në gjendje të arrijë, përsa i takon këtij lloj aktiviteti, nivele konkuruese më të larta.
Zgjedhja për të deleguar tek BRIO GROUP në outsoursing aktivitetet logjistike modifikon në mënyrë thelbësore profilin e rrezikut operativ të sistemit të biznesit.
Elasticitetit më të madh i kundërvihen rreziku i dështimit dhe kostot e insourcing të lidhura me të.
Përmirësimi i sistemeve të prodhimit ka sjellë një rritje të volumit të operacioneve krahasuar me të njëjtin output të realizuar, që në mjaft raste është bërë shkas për një zhvillim të nevojës për shërbime logjistike profesionale.
Falë kontributit të shërbimeve logjistike ofruar nga BRIO GROUP, ata që vendosin të delegojne tek të tretët segmente pak a shumë të konsiderueshme të supply chain, mund të përfitojnë avantazhe të çmuara përsa i takon efikasitetit, elasticitetit dhe shfrytëzimit të know how, të teknologjive e të burimeve njerëzore të kualifikuara.
BRIO GROUP ofron:
- aftësi për përshtatje ndaj ndryshimeve të tregut duke bërë të mundur që ato të mos cënojnë automatikisht cilësinë dhe pricing e shërbimit;
- efikasitet në zhvillimin dhe në menaxhimin e zgjidhjeve të biznesit në bashkëndarje me të tjerë.
Objektivi ynë është të bëhemi kompania e referimit për projektimin dhe realizimin e zgjidhjeve gjithëpërfshirëse të logjistikës së integruar të aplikuar në supply-chain. Synojmë të tejkalojmë pritshmëritë e Klientëve, përmes perfeksionimit tonë të vazhdueshëm, duke shtuar kështu zinxhirin e vlerës së tyre. Dëshirojmë të jemi partneri logjistik i referimit në nivel kombëtar , për të kënaqur tregun aktual si dhe për të stimuluar tregun elitar, përmes një oferte shërbimesh të personalizuara me vlerë të shtuar që një team me aftësi të larta u propozon përditë klientëve të saj.
SEKTORË LOGJISTIKË të BRIO GROUP
- AUTOMOTIVE
- FASHION
- FOOD
- NO FOOD