Loading

Facility Management

Facility Management është “disiplina e biznesit që koordinon hapësirën fizike të punës me burimet njerëzore dhe vetë aktivitetin e kompanisë. Integron principet e administrimit ekonomik e financiar të biznesit, të arkitekturës e të shkencave të psikologjisë së sjelljeve si dhe ato inxhinierike”.

Thënë ndryshe, Facility Management është procesi i projektimit, zgjerimit dhe kontrollit përmes të cilit facility (ose strukturat dhe shërbimet e nevojshme për të mbështetur e lehtësuar aktivitetin e kompanisë) janë përzgjedhur, detajuar, gjetur dhe përdorur me qëllim që të ofrohen dhe të ruhen ato nivele shërbimi në gjendje të përmbushin nevojat e biznesit, duke krijuar një ambjent pune cilësor me një shpenzim mundësisht sa më të reduktuar.

Rrjedhimisht, ajo e Facility Management është një qasje e integruar që, përmes projektimit, planifikimit dhe përdorimit të shërbimeve mbështetëse të aktivitetit kryesor të kompanisë, synon të rrisë efikasitetin e organizimit si dhe të mundësojë përshtatjen e tij me lehtësi e shpejtësi ndaj ndryshimeve të tregut.

Disiplina e Facility Management

Tre aspektet kryesore që karakterizojnë disiplinën e Facility Management janë ai strategjik, ai analitik si dhe ai administrues-operativ

  • Aspekti strategjik përfshin çdo vendim të lidhur me politikën e administrimit dhe përzgjedhjes së shërbimeve, të shpërndarjes së burimeve për t’u përdorur në mbështjetje të objektivave corporate (përcaktim dhe administrim të budget, ndarje të kostove, etj), të zgjedhjes së fornitorëve, etj.
  • Aspekti analitik ka lidhje me kuptimin e nevojave të Klientëve të Brendshëm përsa i takon shërbimeve, me kontrollin e rezultateve të administrimit dhe të efikasitetit në përdorimin e shërbimit, me përzgjedhjen e teknikave dhe teknologjive të reja që të mund të mbështesin biznesin e kompanisë. Rrjedhimisht, flitet për një aspekt thelbësor për të bërë të mundur që Facility Management të ndihmojë efektivisht në arritjen e objektivave të kompanisë.
  • Aspekti administrativ-operativ përmbledh administrimin dhe koordinimin e të gjitha shërbimeve të konsideruara në tërësinë e tyre (dhe jo të shërbimeve të veçuara) dhe përfshin përcaktimin e sistemeve e procedurave si dhe zgjerimin e përmirësimin e sistemit informativ të proceseve të ofruara.

Përfshihen në Facilities:

Shërbim bartje

Shërbim Portieri e Reception

Pastrim e higjenë ambjentale

Desinfektim e deratizim

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *