Loading

Logjistikë e integruar

Rëndësia e logjistikës në lëvizjen e mallrave dhe produkteve

BRIO GROUP e konsideron lëvizjen e mallrave si një aktivitet të vetëm të vështirë për t’u administruar me kritere menaxhuese; rrjedhimisht zëri logjistikë bëhet prioritar në vizionin e një politike të orientuar drejt përmirësimit të shërbimit dhe reduktimit të kostove të administrimit.

Logjistika “e integruar”

Logjistika e integruar zgjeron dhe ndërthur aktivitetin e transportit, ruajtjes e shpërndarjes së mallrave e produkteve. Në interpretimin e saj BRIO GROUP e konsideron logjistikën e integruar si një zgjerim natyral të aktivitetit të trasportit dhe ka si objektiv parësor perfeksionimin dhe integrimin e proceseve të ruajtjes dhe shpërndarjes së mallrave e produkteve, përveç se kërkimit të përbashkët, së bashku me Klientin, të risive motivuese për një përmirësim të kryerjes së shërbimit si dhe të kostove të administrimit të biznesit.

Shërbimi i logjistikës së personalizuar

BRIO GROUP ofron dhe studion zgjidhje operative inteligjente, elastike e të leverdisshme për një shërbim transporti plotësisht të personalizuar. Pergjate viteve BRIO GROUP e ka fuqizuar praninë e saj në treg duke i ofruar klientelës të gjitha shërbimet e rrjetit Logjistikë:

  • Administrim deposh me lëndë të para, me produkte gjysëm të përpunuara, me ato të përfunduara si dhe me pjesë këmbimi;
  • Përpunime (finishing, processing, packing);
  • Transporte kombëtare dhe ndërkombëtare me një ngarkesë të vetme e të plotë;
  • Shpërndarje territoriale të specializuar;
  • Transport ekskluziv i mallit nga dërguesi tek marrësi;
  • Transporte ndërkombëtare detare-tokësore-ajrore;
  • Projektim dhe realizim i modeleve logjistike të personalizuara;
  • Trajtime kompletuese të produkteve industriale bruto, përpunime, amballazhime;
  • Administrim dhe formim burimesh;
  • Investime financiare e në pasuri të patundshme për aktivitete dhe struktura logjistike.

Të realizosh logjistikë të integruar sipas BRIO GROUP do të thotë:

  • Reduktim kohësh dhe kostosh të transportit;
  • Stuktura të modifikueshme dhe dinamike për ruajtjen e mallrave;
  • Team me eksperiencë të konsoliduar dhe profesionalitet të lartë;
  • Rrjet për shpërndarje kapilare mallrash e produktesh;
  • Teknologji të suksesshme dhe një sistem informativ të përparuar për administrimin dhe ruajtjen.

Lexo specifikisht:

Logjistikë

Ruajtje

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *