Loading

Shërbim portieri

Shërbimet e reception ofrohen kryesisht pranë ndërtesave të qendrave administrative, normalisht në zona industriale të rëndësishme, ku lind nevoja e aktivitetit të pritjes veçanërisht për vizitorët dhe qiramarrësit e ambjentit.

Shërbimet e portierit sipas pritshmërive të klientit

Shërbimi mund të kryhet me veshje tërësisht civile ose me uniformën e kompanisë në bazë të kërkesave të klientit, e për më tepër, ky shërbim mund të ndërthuret me atë të rojes ose edhe mund të realizohet veçmas përmes punësimit të personelit të formuar enkas me mundësi njohjeje të gjuhëve të huaja.

Shërbime të portierit dhe të reception

Shërbimet e portierit dhe të reception mund të ndërthuren edhe me shërbime të tjera, si për shembull:

  • shërbime centrali telefonik
  • lajmërim vizitash, rregjistrim në librin e vizitave e shoqërim i klientit
  • dorëzim e tërheqje çelësash
  • marrje në dorëzim të postës hyrëse, seleksionim e shpërndarje tek marrësit
  • prenotim i sallave për mbledhje
  • përdorim i sistemeve EZS, EPS, CCTV
  • regjistrim i automjeteve në hyrje e në dalje si dhe shërbime të ngjashme

Kriteret për shërbimet e portierit dhe të reception

Kriteri themelor për ushtrimin e aktivitetit të portierit dhe të reception bazohet në:

  • korrektesë maksimale ndaj kompanisë si dhe ndaj klientit
  • nivel i lartë mirësjelljeje
  • aftësi komunikuese të spikatura
  • njohje e gjuhëve të huaja në bazë të nevojave të klientit

< Të gjitha shërbimet